Një 30-vjeçar ka plagosur me thikë një 32-vjeçar në Tiranë. Mësohet se Mirel Ishka është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia po vijon punën për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al