PJESËT E PARA/ Lushnja nuk fal, surpriza në Kategorinë e Parë

schedule14:58 - 26 Tetor, 2019

schedule 14:58 - 26 Tetor, 2019

Lushnja vazhdon të bëjë mirë dhe në grupin B po dominon. Kur janë mbyllur pjesët e para, skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla është duke fituar ndaj Elbasanit, me rezultatin e ngushtë 0-1. Në grupin B ka surpriza duhet thënë, pasi Shënkolli që deri më tani nuk e ka provuar shijen e fitores, ka realizuar tre herë në portën e Besës.

Devolli, që e nisi mirë kampionatin, duket se është shokuar nga humbja e një jave më parë me Turbinën dhe këtë herë në shtëpi pësoi shumë shpejt nga Iliria. Gjithsesi skuadra e Nicës barazoi në shtesë me brazilianin Da Motta. Edhe në takimin Oriku-Turbina është shënuar një gol në fund nga vendasit.

Në grupin A është realizuar vetëm një gol, teksa Veleçiku po mposht fqinjët e Tërbunit dhe do tentojë të regjistrojë fitoren e dytë radhazi. Kastrioti, edhe pse luan në shtëpi, akoma nuk ia ka dalë të realizojë në portën e Burrelit. Dinamo gjithashtu ka rezistuar në transfertën e vështirë me Korabin kryesues. Erzeni dhe Egnatia në takimin mes tyre kanë lënë në fuqi rezultatin e fillimit, 0-0.

Kategoria e Parë – Java 6
E shtunë, më 26 tetor, ora 14:00
Kastrioti-Burreli 0-0
Veleçiku-Tërbuni 1-0
Shënues: Ujka 23′
Korabi-Dinamo 0-0
Egnatia-Erzeni 0-0

E diel, më 27 tetor, ora 13:00
Besëlidhja-Shkumbini

GRUPI B
E shtunë, më 26 tetor, ora 14:00

*Pogradeci-Apolonia 2-1
Devolli-Iliria 1-1
Shënues:
Da Motta 45+1′ / Selmani 8′
Oriku-Turbina 1-0
Shënues:
Capoj 45′
Elbasani-Lushnja 0-1
Shënues:
Gjyla 3′
Besa-Shënkolli 0-3
Shënues:
Gruda 12′, 45′ Danaj 18′

*Pogradeci-Apolonia ka nisur prej orës 13:00

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!