Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë ishte dëshirë për ndryshim dhe se Albin Kurti pavarësisht se i ri ka një përvojë të gjatë politike. Në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, Berisha vlerësoi idetë e Kurtit për Bashkim Kombëtar dhe kundër ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi.
“Unë mendoj se në skenën politike shqiptare Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Po të përdorim një shprehje të huaj që shqip mund të mos tingëllojë mirë, kafshë politike quhen këta. Unë nuk kam asnjë marrëveshje me Kurtin, por kemi patur mendime të njëjta ndaj një problemi, ndaj një akti të paimagjinueshëm të ndryshimit të kufijve të Kosovës që kishte marrë përsipër Miladini shqipfolës, Baton Stanishiç dhe Zografi Bis”, tha Berisha./abcnews.al