Borrell: UNWRA është e pazëvendësueshme, operacionet izraelite janë të dhunshme

schedule09:52 - 12 Shkurt, 2024

schedule 09:52 - 12 Shkurt, 2024

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka shprehur shqetësimin për bombardimet izraelite në Rafah, ku 100 persona u vranë. Ai gjithashtu kritikoi Donald Trump dhe deklaratat e tij se anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë nuk duhet të mbrohen nga një pushtim i mundshëm rus.

“Të jemi serioz. Situata në kufirin me Egjiptin është shumë e vështirë”, tha shefi i diplomacisë europiane dhe shtoi se “ne duhet të bëjmë më shumë sesa thjesht të shprehim shqetësimin”.

Ai kujtoi se dje një sërë ministrash të jashtëm të BE-së i kërkuan Izraelit të mos bllokojë ndihmën humanitare për Gazën. Izraeli po bën thirrje që zona të evakuohet, tha Borrell, por 1.7 milionë njerëz nuk mund të largohen, janë bllokuar.

“Edhe SHBA i konsideron veprimet e Izraelit të dhunshme” tha ai, duke shtuar edhe një herë se përveç fjalëve, ne duhet të bëjmë më shumë.

Lidhur me financimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Mesme, UNRËA, ku sot do të ketë një debat para Komisionerit të Përgjithshëm të agjencisë, Philippe Lazzarini, Josep Borrell u treguar edhe një herë i qartë.

“UNRWA nuk mund të zëvendësohet,” theksoi ai.

Sa i përket pretendimeve se punonjësit e saj ishin të përfshirë në sulmin terrorist të Hamasit tetorin e kaluar, Borrell theksoi se dyshime të tilla duhet të vërtetohen.

“Izraeli kërkon prej vitesh të shkatërrojë UNRËA-n”, kujtoi kreu i diplomacisë europiane, por shtoi se qindra mijëra njerëz kanë akses në ushqim dhe kujdes mjekësor përmes agjencisë dhe jo vetëm në Gaza, por edhe në Jordani dhe Liban.

UNRWA po bën punë të pazëvendësueshme në rajon, përsëriti Borrell, duke vënë në dukje se agjencia ende gëzon besimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Josep Borrell u tregua veçanërisht sarkastik ndaj Donald Trump dhe deklaratave të tij për NATO-n.

“Në këtë fushatë zgjedhore do të dëgjojmë shumë”, tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!