Manchester United ka nevojë për përforcime në çdo repart. Klubi anglez pritet të kryejë disa transferime në merkaton e janarit, teksa një sugjerim interesant vjen nga një legjendë e gjallë e klubit.
Paul Scholes ka një ide dhe e sqaron në prononcimin e dhënë për BT Sport. Ish-mesfushori i famshëm i United pëlqen shumë Mesut Ozil dhe insiston që “Djajtë e Kuq” të investojnë te organizatori 31-vjeçar, i cili nuk është më në planet e “Topçinjve”.
“Nuk jam në dijeni të problemeve që ka, por unë e konsideroj Ozil një lojtar unik, në gjendje për të lidhur skuadrën. Ka cilësi të mëdha dhe e ka demonstruar se çfarë futbollisti është. Nuk e besoj se do të ndodhë, por po të isha te United do e mendoja njëherë afrimin e tij. E shoh shumë mirë në Old Trafford“, thekson Paul Scholes. /abcnews.al


