Një tjetër vatër zjarri është përhapur pranë fshatit Hambar në Cakran në Fier, duke rrezikuar edhe disa banesa. Sipas banorëve zjarri fillimisht është përhapur në disa shkurre dhe pemë në afërsi të lumit Vjosa.
Ndërkohë si pasojë e erërave të forta flakët janë përhapur me shpejtësi.
Shefi i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Fier siguroi se banesat pranë zjarrit nuk janë të rrezikuara, gjithashtu në zonë ndodhen edhe tre mjete zjarrfikëse që janë angazhuar për neutralizimin e flakeve.
“Zjarri fillimisht ishte në shkurre dhe ferra, kemi ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kemi ndërhyrë për të shuar flakët. Për momentin është izoluar dhe nuk ka rrezikshmëri, ka thënë shefi i shërbimit zjarrfikës në Fier.