Kurti, “atentati” që nuk ndodhi/ Ministria e Brendshme në Shkup e nxjerr ‘bllof’: Asnjë kërcënim!

schedule15:52 - 10 Shkurt, 2024

schedule 15:52 - 10 Shkurt, 2024

Nga vizita e tij në Maqedoninë e Veriut Albin Kurti deklaroi se nuk u ndje i kërcënuar pas raportimeve që u bënë në media të ndryshme se kishte pasur një kërcënim me jetë dhe tentative për atentat  ndaj Kryeministrit të Kosovës. Me sa duket e gjitha rezultoi të ishte thjesht një gënjeshtër. Ndonëse në mënyrë të nënkuptuar Albin Kurti u shpreh se janë strukturat serbe që kërkojnë eliminim të tij, Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thonë të kundërtën.

Zëdhënësi I Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut Toni Angellovsku ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë tentative apo për Atentat ndaj Albin Kurtit përgjatë vizitës qe ai zhvilloi ne Shkup.

Sipas autoriteteve zyrtare ne Shkup, për vizitën e Kurtit nuk ka pasur masa të shtuara sigurie dhe se gjithçka është përcaktuar sipas rregullave dhe protokolleve.

Portale po për fat te keq dhe radiotelevizioni shtetëror i Kosovës, njoftuan për ketë kërcenim. Kryeministri Kurti dhe përpjekjet e tij për të mbështetur një lajm pa e konfirmuar atë, gjithsesi u përgënjeshtruan drejtpërdrejt nga ministri i Brendshëm maqedonas i cili nuk është i aleancës LSDM dhe BDI por i opozitës së djathtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!