KURBIN– Një 70-vjeçar, ekonomist i një firme inertesh në Kurbin, është vrarë me armë zjarri, ndërsa pronari i saj ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurëz, pranë firmës së Ardian Gjeloshit.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar drejt Spitalit të Traumës. Shërbimet e Policisë vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA/ n.m.abcnews.al