Salernitana ka bërë një merkato interesante këtë janar, duke transferuar dy qendërmbrojtësa me emër të madh në futbollin botëror.
Pas zyrtarizimit të Jerome Boateng, ish-lojtarin e Bayern Munich, Salernitana tashmë ka zyrtarizuar edhe gjigantin grek, Kostas Manolas.
Ish-mbrojtësi i Napolit dhe Romës, i cili ishte një lojtar i lirë, është konfirmuar në klubin e Serie A deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit edhe për sezonin 2024/2025./h.ll/abcnews.al