Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Tre të rinj janë arrestuar pasi ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë së Tiranës në pranë kanë rënë një 32 vjeçar banues në Fushë Lurë, dhe dy shtetas të tjera 30-vjeç, të dy banues në Tiranë.
32-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;
Ndërsa dy shtetasit e tjera janë arrestuar pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dërguar urdhër për ndalimin e tyre, sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme, në Tiranë.
Njoftimi:
Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Kapen dhe vihen në pranga, nga strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 3, tre shtetas të shpallur në kërkim.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e tre shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
Shtetasi 32 vjeç, banues në Fushë Lurë, shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;
Dy shtetas 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dërguar urdhër për ndalimin e tyre, sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme, në Tiranë.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë
/abcnews.al/


