(Foto ilustruese)
ELBASAN- Në një pjesë të rrugës që lidh Elbasanin me Librazhdin, në fshatin Xibrakë, janë gjetur predha të vjetra luftarake.
Policia është njoftuar nga inxhinieri i firmës, e cila po ndërton këtë aks rrugor.
Policia ka kryer veprimet për këtë rast dhe ka njoftuar shërbimet e specializuara për demontimin e predhave./ abcnews.al