Këtë të shtunë zhvillohet ceremonia përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së minoritarit grek, Kostandinos Kacifas, i cili pasi hapi zjarr ndaj uniformave blu u vra nga forcat RENEA. Të pranishëm në meshën mortore ka edhe personalitete të opozitës dhe ish-përfaqësues të qeverive.
Gazetari Orges Sako ka siguruar për abcnews.al momentin e mbërritjes në kishën e Bularatit të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ish-ministrit Spiro Ksera. Ndërkohë më herët, në Bularat shkoi edhe konsulli grek në qytetin e Gjirokastrës.
Me rastin e ceremonisë përkujtimore për minoritarin grek gjatë 24 orëve te fundit kanë hyrë 1800 shtetas grekë nga Pika Kufitare e Kakavijës. Mësohet se ndër ta 3 prej tyre janë persona nongrata dhe 7 personave iu është refuzuar hyrja, pasi nuk përmbushnin qëllimin e udhëtimit.
Më 28 Tetor 2018 Kostandinos Kacifas qëlloi me armë ndaj efektivëve dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar, por ka bërë disa orë rezistencë me plumba. Ai u vra nga forcat RENEA. Incidenti nisi paraditen e asaj dite pak minuta para se në këtë zone të zhvillohej ceremonia e festës kombëtare e Greqisë./abcnews.al