Do të duhet që të pritet ende për të zb uluar se ku do të luajë Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm. Nasser Al Khelaifi, në margjinat e Kongresit të UEFA-s që u zhvillua ditën e enjte në Paris, ku u konfirmua inanimisht në Komitetin Ekzekutiv deri në vitin 2028, nuk ka dashur t’i shpërndajë rezervat e tij.
“Kur të kemi vendosur të dy, do të flasim”, tha presidenti i PSG-së.
Të premten e kaluar, “Le Parisien” konfirmoi vendimin e Mbappe, edhe pse klubi francez ende nuk është njoftuar nga lojtari. Nga ana e tij, Real Madrid është në pritje të njoftimit, sapo të bëhet e ditur se ish-lojtari i Monaco nuk do të rinovojë kontratën, madrilenët do të tentojnë ta përfundojnë shpejt transferimin e tij.
Sulmuesi, sipas thashethemeve që dolën mëngjesin e sotëm, mund të fitojë 50 milionë euro bruto në vit me një bonus nënshkrimi prej 120 milionë eurosh, të cilit duhet t’i shtohen edhe bonuse të ndryshme./h.ll/abcnews.al