Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Ben Yedder i pandalshëm, Monaco triumfon në transfertë

schedule22:43 - 25 Tetor, 2019

schedule 22:43 - 25 Tetor, 2019

Fitore shumë e rëndësishme për Monacon. Ekipi nga Principata mposhti Nantesin e vendit të dytë në transfertë dhe siguroi fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.

Wissam Ben Yedder ishte heroi i Monacos me golin e shënuar në mesin e pjesës së parë. 29-vjeçari shënoi një gol të bukur dhe u ngjit në kuotën e 9 rrjetave sezonale, duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

Ky trepikësh i ngjit miqtë në vend të tetë me 15 pikë, ndërsa Nantes, që regjistroi humbjen e dytë rresht,  humbi shansin për t’iu afruar kryesuesve të PSG-së.

Nantes – Monaco 0-1
(Ben Yedder 22′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!