VIDEO/ Detaje nga ngjarja në Korçë, flet fqinja e të moshuarit të dhunuar: E gjeta të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak

schedule11:04 - 8 Shkurt, 2024

schedule 11:04 - 8 Shkurt, 2024

Një i moshuar është dhunuar mëngjesin e sotëm në banesën e tij, ku përfundoi në spital me plagë të rënda në trup.

Rasti u raportua në polici nga fqinja e Gaqo Tilit, e cila rrëfeu gjithë dinamikën e ngjarjes për “ABC News”.

Ajo u shpreh se dera e banesës së 81-vjeçarit ishte e hapur, ndërsa vetë i lënduari ishte i mbuluar me gjak. Ndër te tjera ajo tha se me informacionet që ka pasur Tili është njeri i qetë dhe nuk ka pasur konflikt me njeri, ndërsa shtoi se jetonte i vetëm.

“E mora vesh në mëngjes, pas orës 07:00. Vjen komshiu më troket dhe më thotë “hajde se ka vdekur Gaqua!”. Dera e shtëpisë së tij ishte hapur e tij, e pamë të shtrirë dhe të larë me gjak. Pastaj lajmëruam ambulancën dhe policinë. Shtëpia ishte e mbushur me gjak dhe shumë rrëmujë. I lënduari vetëm rënkonte. Ai jetonte vetëm, ka vetëm një motër më të madhe. S’kemi informacion nëse ka pasur konflikte me njeri. Unë e njoh si njeri të mirë Gaqon”, u shpreh fqinja e 81-vjeçarit.

/abcnews.al