Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka kritikuar vendimin e republikanëve amerikanë për bllokimin e një paketë ligjore të negociuar më parë mes partive, me të cilën parashikoheshin fonde për sigurimin e kufijve në kufirin amerikan me Meksikën si dhe ndihma për Ukrainën edhe Izraelin.
Dear Republican Senators of America. Ronald Reagan, who helped millions of us to win back our freedom and independence, must be turning in his grave today. Shame on you.
— Donald Tusk (@donaldtusk) February 8, 2024
“Të nderuar senatorë republikanë të Amerikës. Ronald Reagan, i cili na ndihmoi miliona prej nesh për të rifituar lirinë dhe pavarësinë tonë, nëse do të ishte gjallë sot do të ishte i tronditur. Turp të keni”, tha në një postim në mediat sociale, politikani i qendrës së djathtë.
Kritika jashtëzakonisht e fortë e politikanëve nga partneri më i rëndësishëm dypalësh i sigurisë i Varshavës erdhi pasi Senati i SHBA bllokoi paketën prej 118 miliardë dollarë.
Projektligji do të siguronte 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin.
Tusk është një nga politikanët veteranë të Europës, që ka shërbyer si kryeministër i Polonisë nga 2007 deri në 2014, president i Këshillit Europian nga 2014 deri në 2019 dhe president i Partisë Popullore Europiane nga 2019 deri në 2022, përpara se të rimerrte postin e kryeministrit në fund të vitit të kaluar.
/abcnews.al