Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup, duke mposhtur Aston Villan me rezultat 3-1.
Pas vetëm 11 minutash lojë, Conor Gallagher kaloi Blutë në epërsi me një asistim nga Noni Madueke.
Dhjetë minuta kaluan nga goli i parë dhe Chelsea shënoi edhe të dytin, tani përmes Nicolas Jackson, që u asistua nga Malo Gusto.
Kaq mjaftuan dhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa edhe 45 minutat e dyta u dominuan nga blutë.
Ishte Enzo Fernandez, ai që realizoi për 3-0 nga gjuajtja e lirë, duke realizuar një gol mahnitës.
Nga minutat e fundit të takimit, vendasit tentuan që të shënonin së paku golin e nderit, ndërsa atë e arritën nëpërmjet Moussa Diaby që shënoi për 3-1 në minutën e 90+1.
Në 1/8 e finales, Chelsea do të përballet me Leeds United./ h.ll/abcnews.al