“Përse më keni harruar? Jam ende më i miri”, ish-milanisti kërkon ekip në internet!

schedule19:16 - 25 Tetor, 2019

schedule 19:16 - 25 Tetor, 2019

Keisuke Honda ndodhet pa ekip që prej muajit korrik. Fantazisti japonez ishte pjesë e Melbourne, por aventura e tij në kampionatin australian përfundoi në ditën e parë të korrikut të kaluar.

33-vjeçari, i cili më parë është aktivizuar me klube si Milan (zhvilloi dy sezone e gjysmë me kuqezinjtë) dhe CSKA Moscow, nuk po e beson dot mungesën e ofertave. Askush nuk po interesohet për të dhe Honda ka vendosur të reagojë në stilin e tij.

Përse askush nuk po më kërkon? Jam i bindur që mbetem ende një nga lojtarët më të mirë të futbollit aziatik“, shkruan në rrjetet sociale Honda, i cili ka shënuar 37 gola në 98 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren japoneze. /abcnews.al