Gjatë muajit Janar, në vendin tonë kanë hyrë rreth gjysmë milionë turistë. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, teksa shton se muaji i parë i vitit ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik që do të ketë Shqipëria, si një forcë e re në turizmin mesdhetar.
“Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik me një rritje rekord turistësh, thuajse gjysëm milionë, duke afirmuar faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar. Më shumë të ardhura, punësim, biznes, ekonomi falë turizmit. VetëmPërpara”, shkruan Rama.