Egjipt, sulm terrorist në një kishë pranë Kajros

schedule14:03 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 14:03 - 29 Dhjetor, 2017

10 persona, përfshirë një terrorist, kane mbetur te vrarë në një sulm ndaj një kishe në jug të Kajros. Autoritetet lokale njoftuan se dy terroristë hapën zjarr jashtë kishës duke vrarë një oficer policie, dy rekrutë dhe një civil që punonte brenda vendit të adhurimit. Një nga dy terrorsitët, kishte veshur një brez me eksploziv, por u vra nga forcat e policsë. Autori tjetër u arrestua pasi tentoi të arratisje nga vendgjarja.

Policia e Kajros, shpjegoi se sulmi ndodhu teksa forcat e sigurisë po siguronin territorin e kishës. Shefi i policisë theksoi se kjo ishte dhe arsyeja që agjentët arritën të parandalonin agresoret që të hynin në brendësi të kishes dhe të shkaktonin më shumë viktima. Një fotografi e trupit të autorit qarkullon në faqen e internetit të gazetës qeveritare të Kajros, ku tregohet një burrë me mjekër veshur me një xhaketë dhe me municione në brez.

Të krishterët në Egjipt kanë qenë shënjestër e disa sulmeve të përgjakshme këtë vit, shumë prej të cilave janë marrë përsipër nga grupi ISIS. Pakica e krishterë në Egjipt përfaqëson 10% nga 100 milion banorë të vendit, në shumicë dërrmuese myslimane./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!