“Ideja e Salernos ishte aty, por oferta aktuale më erdhi në minutën e fundit dhe mbeta në Turqi”. Kështu ka konfirmuar Mario Balotelli interesimin e Salernitanas për merkaton e janarit.
“Çështja u trajtua keq. Unë do të kisha shkuar, por negociatat zgjatën shumë. Nëse një klub ju dëshiron seriozisht, negociatat mund të zgjaten vetëm brenda një dite”, është shprehur sulmuesi italian./h.ll/abcnews.al