Akuza për korrupsion dhe dështimi i kombëtares së Kamerunit në AFCON/ Eto’o jep dorëheqjen si president federate, Komiteti Ekzekutiv e refuzon

schedule15:11 - 6 Shkurt, 2024

schedule 15:11 - 6 Shkurt, 2024

Samuel Eto’o dha dorëheqjen nga roli i tij si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit.

Sipas “ESPN”, Eto’o i tha komitetit ekzekutiv se po jepte dorëheqjen pas paraqitjes së dobët të Kamerunit në AFCON 2023. Ai gjithashtu inkurajoi anëtarët e tjerë ekzekutivë të Fefafoot që të bëjnë të njëjtën gjë duke pasur parasysh paraqitjen e dobët të kombit të tyre në turne.

Që atëherë, Fecafoot ka lëshuar një deklaratë duke refuzuar dorëheqjen e ish-lojtarit të Barcelonës dhe Interit, duke i kërkuar atij që të vazhdojë në këtë rol.

“Në fund të diskutimeve, anëtarët e komitetit ekzekutiv vendosën të ruajnë mandatet e tyre aktuale dhe kështu refuzuan unanimisht dorëheqjen e presidentit duke ripërtërirë besimin e tyre tek ai për të vazhduar me të njëjtën frymë të rindërtimit dhe zhvillimit të futbollit të Kamerunit, nivelet e parashikuara në planin e tij të miratuar nga asambleja e përgjithshme zgjedhore e 11 dhjetorit 2021”, thuhej në deklaratë.

Megjithatë, Eto’o mbetet nën hetim nga CAF mbi akuzat për korrupsion dhe sjellje të pahijshme. Një peticion prej 19 faqesh i është dorëzuar edhe FIFA-s për akuzat e rënda për ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Eto’o do t’i dëgjojë kërkesat e komitetit ekzekutiv dhe do të vazhdojë në detyre ose do të largohet për të shmangur një reagim në varësi të rezultatit të mundshëm të hetimit./h.ll/abcnews.al