Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës në Paris të mërkurën më 7 shkurt 2024, një ditë përpara Kongresit të 48-të të zakonshëm të UEFA-s. Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e zv.Presidentit të UEFA-s.
Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të diskutohen disa çështje kryesore:
Sistemin i shpërndarjes së të ardhurave në kompeticionet e UEFA-s për djem;
Përditësimin i raporteve të Komitetit të UEFA-s;
UEFA EURO 2024;
Kompeticionet e UEFA-s për klube 2024;
Strategjia e UEFA-s 2024-30;
Rregullorja e UEFA Regions’ Cup 2024/25;
Kongresi i UEFA-s 2025 – caktimi i datës dhe vendi ku do të mbahet; /FSHF