Arta Marku nis lëvizjet/Dritan Rreshka në vend të Petrit Fushës

schedule12:25 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 12:25 - 29 Dhjetor, 2017

Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur lëvizjet e para te drejtuesve te prokurorive. Ne Prokurorinë e Tiranës, Petrit Fusha i lë vendin Dritan Rreshkës. Ndërsa në prokurorinë e përgjithshme, Arqile Koça u emërua në krye të drejtorisë juridike për marrëdhëniet me jashtë, duke zëvendësuar prokuroren Rovena Gashi.

 

Për më shumë se 4 vitë qëndroi si komanduar në krye të prokurorisë së Tiranës.  Por Petrit Fusha, tashmë kthehet serish ne prokurorine e përgjitshme, duke i lënë vendin prokurorit tjetër të prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka.

Ky ishte emërimi më ë fundit i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, që ka nisur lëvizjet në disa pozicione të organit të akuzës që pas marrjes së detyrës më 19 dhjetor. Organi i akuzës së Tiranës është prokuroria më e madhe në vend dhe për këtë arsye, Marku u kujdes që prezantimin e prokurorit të ri, Dritan Rreshka me vartësit e tij ta bënte vetë. Ndërsa prokurorin Petrit Fusha, ndërprerja e komandimit e kthen automatikisht në prokurorinë e Përgjithshme, aty ku ka edhe emërimin në sektorin e ekzekutimeve dhe ekstradimeve.

Po ashtu kryeprokurorja  Marku ka firmosu zëvendësimin e Rovena Gashin, si drejtore për marrëdhëniet juridike me jashtë në prokurorinë e përgjithshme me  Arqile Koçen, prokuror në Organin Qendror të Akuzës dhe një nga kandidatët në garën për kryeprokuror të përkohshme .

Prokurorja Rovena Gashi është caktuar prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme./abcnews.al