“Emigrantët”/ Marrëveshja Rama-Meloni, Zaçaj: Juridiksioni që vjen nga Kushtetuta nuk diskutohet

schedule11:00 - 5 Shkurt, 2024

schedule 11:00 - 5 Shkurt, 2024

Kryetarja Holta Zaçaj në një konferencë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese ka bërë bilancin për vitin 2023. Gjatë fjalës së saj kryetarja e Kushtetueses foli edhe për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Zaçaj nënvizoi se Juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët;

Holta Zaçaj: “Vendimi po punohet. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion. Nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar për zonat që jepen në administrim të shtetit italian. Juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim.”

Më tej ajo theksoi: “A jemi ne të intimiduar’? Ne bëjmë përpjekje maksimale për të funksionuar në mënyrë hermetike. Kur jep vendime duhet të bazohesh në Kushtetueshmërinë e vendimit dhe jo për faktin se sa popullor është. Për ne është me rëndësi të punojmë të shohim Kushtetutën. Vlen të theksohet se Gjykata flet me vendime dhe është i vetmi zë që ka gjykata.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!