Trafik armësh nga Kosova/ Goditet rrjeti kriminal, sekuestrohen 40 kilogramë eksplozivë

schedule10:39 - 5 Shkurt, 2024

schedule 10:39 - 5 Shkurt, 2024

TIRANË– AbcNews mëson se Policia ka goditur një grup që merrej me trafik eksplozivësh. Trafikimi i armëve dhe lëndëve eksplozive mësohet se bëhej nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Sipas informacioneve të para, janë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë eksplozive.

Kontrolle janë bërë edhe në qytetin e Kamzës në një godinë në Bathore. Gjatë janarit u sekuestruan 7 mina me telekomandë si dhe u parandaluan vrasje të planifikuara me këto mjete.

Në aksion kanë marrë pjesë RENA dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare. Gjatë janarit u sekuestruan 7 mina me telekomandë dhe u parandaluan vrasje të planifikuara me këto mjet. Mes të ndaluarve ka edhe shtetas kosovarë. Janë 7 persona të ndaluar sipas informacioneve paraprake./ n.m.abnews.al