Sulmet amerikane në Irak dhe Siri, reagon Iraku: Siguria në Lindjen e Mesme është në “prag të humnerës”

schedule11:38 - 3 Shkurt, 2024

schedule 11:38 - 3 Shkurt, 2024

SHBA nisi sulme ajrore në Siri dhe Irak në përgjigje të sulmit me dron të së dielës në një bazë ushtarake amerikane ne Jordani, ku u vranë tre ushtarë amerikane dhe u plagosën disa të tjerë.

Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi fillimin e sulmeve, duke thënë se forcat e saj “kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri kundër forcave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe milicive të lidhura me Iranin”.

“Forcat ushtarake amerikane goditën më shumë se 85 objektiva, me avionë luftarakë përfshirë bombardues me rreze të gjata veprimi që fluturuan nga Shtetet e Bashkuara”, njoftoi komanda amerikane.

Ndërkohë nga ana tjetër, Iraku ka reaguar për sulmet duke thënë se 16 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën në sulmet e SHBA-së, ndërsa paralajmëroi se siguria  në Lindjen e Mesme është në “prag të humnerës”.

“Qeveria irakiane do të bëjë çdo përpjekje që kërkohet nga përgjegjësia morale, kombëtare dhe kushtetuese për të mbrojtur tokën tonë, qytetet tona dhe jetën e fëmijëve tanë në të gjitha mënyrat”, thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!