Ronaldo mund “Pleshtin” nga tribuna, miqësorja e luksit nuk kishte përballje mes dy “yjeve” të futbollit

schedule16:56 - 2 Shkurt, 2024

schedule 16:56 - 2 Shkurt, 2024

Njëri në tribunë dhe tjetri në pankinë. Të gjithë tifozët mbetën të zhgënjyer, pasi nuk kishte një përballje të fundit mes dy lojtarëve që në dy dekadat e fundit ndanë fronin e më të mirit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Skuadrat e tyre, Al-Nassr dhe Inter Miami u përballën në miqësoren e shumëpritur në Riad, por nuk kishte një sfidë direkte mes dy “yjeve”. Një dëmtim mbajti ish-“yllin” e United, Juventus e Real Madrid në tribunë, ndërsa “emblema” e “Katalnasve” të Barcelona-s e nisi ndeshjen nga pankina.

Në stolin e rezervave, argjentinasi 8 herë fitues i “Topit të Artë” vuajti një mbrëmje zhgënjyese të skuadrës së tij, që u dorëzua pa kushte me rezultatin e thellë 6-0. E nëse “Pleshtin” nuk e mbante vendi, “CR7” festoi në çdo gol të shënuar nga skuadra e tij.

Messi u hodh në fushë në minutën e 83’-të, kur gjithçka ishte mbyllur, pa arritur të lerë shenjë në këtë miqësore, që nuk përmbushi pritshmërinë e madhe të tifozëve. Gola kishte me shumicë, por “valsi i fundit” mes dy rivalëve të përjetshëm nuk ndodhi dhe me shumë mundësi nuk do të ndodhë më në të ardhmen. /i.m /abcnews.al