Mesfushori kosovar, Qëndrim Zyba është prezantuar ditën e premte si lojtari më i ri i klubit polak, Legia Warszawa.
Mbrëmjen e djeshme, Ballkani konfirmoi finalizimin e marrëveshjes me klubin polak për lojtarin në fjalë. “Dardani” do të jetë pjesë e Legias me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
“Përfaqësuesi 22-vjeçar i Kosovës, Qëndrim Zyba, dy herë kampion dhe fitues i kupës kombëtare, u huazua te Legia Warszawa për gjashtë muaj me mundësi blerje. Suksese Qëndrim Zyba”, njoftonte klubi polak.
Zyba do të gjejë si shok skuadrë lojtarin e kombëtares shqiptare, Ernest Muçi./h.ll/abcnews.al
22-letni reprezentant Kosowa Qendrim Zyba, dwukrotny mistrz i zdobywca krajowego pucharu, został wypożyczony do Legii Warszawa na pół roku z opcją wykupu na kolejne dwa i pół roku.
Przeczytaj więcej ➡️ https://t.co/z0CpEez0VK pic.twitter.com/JSU9Omkam8
— Legia Warszawa ? (@LegiaWarszawa) February 2, 2024