Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Turbulencë”.
Ata kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.
Ndërkaq, nisi procedimi penal për 3 të tjerë.
Në celularët e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, shuma të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm./abcnews.al