Florian Riza, i ftuari i zakonshëm në emisionin “Pressing” që transmetohet në ABC News, është një “ish” i Tiranës. Tashmë në rolin e specialistit të futbollit nuk mund të mos flasë për bardheblutë dhe për gjithë Superioren, që ditën e sotme pa t’i mbyllej faza e parë.
“Tiranës i mungojnë Flamurtarit dy pikët, të tjerët i kanë marrë. Ky është problemi kryesues. Me ato dy pikë do ishte ndryshe situata. Gjithsesi edhe tani vetëm një ndeshje është diferenca. Nëse analizojmë më gjerë, ecurinë dhe problematika, atëherë shihen mbrojtja, afrimet dhe si mund të fitohet kampionati. Përmenden shumë gjëra në një analizë të gjerë.
Ka disa vite radhazi që në tetor-nëntor bëhet ndryshimi i trajnerit. Mema në këto kushte e ka marrë. Kjo mund të sjellë ç’rregullim. Kështu ndodhi edhe me Ze Marian. Nuk ndryshohet trajneri kështu, duhet të lëvizet në qershor. Kaq vite pa fituar titullin, ky është realiteti. Rënia nga kategoria, shumë agresivitet për të fituar. Këto janë gjëra që kanë ndikuar. Tirana ka shumë tifozë dhe mund të sigurojë të ardhura të rëndësishme nga biletat. Duhet organizim më i mirë”, tha Riza.
“Kur pëson gola nga gabime fatale, nuk është çështje mbrojtjeje. Janë episode që ndodhin dhe janë të përsëritura. Nuk e gjej dot manualin për të rregulluar gabimet e njëpasnjëshme dhe të përsëritura Nuk fajësoj trajnerin për gabimet individuale”. /abcnews.al