Çastet e fundit janë përhapur fjalët se Chelsea dhe Fulham kanë arritur marrëveshjen së bashku për huazimin e Armando Broja, i cili do t’i kushtojë Fulhamit 3 milionë paund, por gjithashtu do të kenë mundësinë për ta blerë në fund të sezonit kartonin e tij.
Mejgithatë, pak minuta më parë, trajneri i Fulham ka qenë në një konferencë për shtyp ku është pyetur rreth Brojës.
“Nuk kam për të bërë asnjë koment rreth thashethemet për transferimet e lojtarëve”, është shprehur Marcos Silva.
Kështu, duket se trajneri i Fulham ka vendosur ta mbajë gojën e kyçur deri në momentin që do të ketë diçka konkrete, për të mos thënë zyrtare./h.ll/abcnews.al
“I’m not going to make any comments on players or rumours”
Marco Silva is remaining tight-lipped after Armando Broja’s transfer link to Fulham ? pic.twitter.com/VUy1V7CMa3
— Sky Sports News (@SkySportsNews) February 1, 2024