Gjirokastër, ende pa përmirësim situata e krijuar nga përroi

schedule10:44 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 10:44 - 29 Dhjetor, 2017

Përroi i Çullos në Gjirokastër vazhdon të vërshojë përmes territorit midis Lirishtes dhe Qafës së Spitharit. Rrjedhja nuk është e fuqishme, por situata ende nuk ka ndryshuar. Rruga ka mbetur e pakalueshme dhe ura është e dëmtuar. Megjithëse aty janë dërguar mjete për largimin e inerteve që përroi ka sjellë poshte, gjendja është e vështirë. Banorët e 30 banesave janë ende të bllokuar dhe kanë frikë nëse përroi do të shtojë prurjet./abcnews.al