Orban takon fermerët në Bruksel: Europa nuk po dëgjon zërin e popullit

schedule11:25 - 1 Shkurt, 2024

schedule 11:25 - 1 Shkurt, 2024

Kryeministri hungarez Viktor Orban  shkoi në Bruksel të mërkurën mbrëma për të takuar fermerët e zemëruar, ndërsa ai përleshet me 26 liderët e tjerë evropianë për ndihmën për Ukrainën.

“Është gabim i Evropës që nuk e merr seriozisht zërin e popullit”, tha ai në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook.

Në videot e postuara, ai shihet duke ecur mes traktorëve dhe duke i shtrënguar dorën një protestuesi.

Një mijë traktorë bllokuan sot rrugët e Brukselit rreth vendit ku do të mbahet samite, mes zemërimit mbi politikën europiane dhe importet nga Ukraina.

“Komisioni Europian duhet të përfaqësojë interesat e fermerëve europianë përballë ukrainasve dhe jo anasjelltas,” tha Viktor Orbán në një mesazh të transmetuar nga partia e tij, Fidesz, në të cilën ai kundërshton konkurrencën “e pandershme” të produkteve ukrainase.

“Zgjidhja e këtij problemi është ndryshimi i zyrtarëve në Bruksel” me rastin e zgjedhjeve europiane në qershor, shtoi ai.

Udhëheqësi nacionalist kishte deklaruar tashmë në fillim të kësaj jave se mobilizimi i fermerëve tregon “në çfarë mase Ukraina është një problem serioz për Europën, pavarësisht nga lufta”.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse Ukraina është një vend i madh”.

Dhe qasja e saj në BE, dhe në të vërtetë pranimi i saj, do të ketë një ndikim të madh, shkatërrues për ekonomitë europiane, veçanërisht në sektorin e bujqësisë”, tha ai në një intervistë me revistën Le Point.

Udhëheqësi hungarez, i vetmi që ka marrëdhënie të ngushta me Moskën pas fillimit të pushtimit të Ukrainës dy vjet më parë, që nga dhjetori ka bllokuar ndihmën ekonomike thelbësore për atë vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!