Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Ja partnerët që njohim. Edhe Bardhi në Uashington, në foto me Gabriel Escobar

schedule19:16 - 31 Janar, 2024

schedule 19:16 - 31 Janar, 2024

Që prej se kur PD-ja për shkak të Sali Berishës u damkos me “non grata” nga SHBA-të, asnjë prej funksionarëve të saj nuk ka arritur dot depërtojë në Departamentin e Shtetit apo të zhvillojë takime të rëndësishme.

Lulzim Basha, i cili për herë të parë në rizgjedhjen e tij në korrik nuk mori një urim nga përfaqësues amerikan, ka qenë në SHBA por nuk shkoi me shumë se disa takime të zakonshme me kongresmenë.

Kjo është thyer këtë të mërkurë nga Gazment Bardhi, i cili prej fillimit të kësaj jave ndodhet në SHBA-a, i ftuar në Mëngjesin e Lutjeve.

Ai shpërndau këtë fotografi, ku është së bashku me deputetë të tjerë, në një takim në Departamentin e Shtetit me Gabriel Escobar, zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor.

“SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet t’i qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”

Kjo fotografi e Bardhi dhe deputetëve të tjerë aty, është shpërndarë dhe ambasada amerikane në SHBA, që shpreh vlerësim për faktin që deputetët shqiptarë të të dyja palëve janë aty bashku.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”

Ky koment i ambasadës së SHBA-s në Tiranë duket njëherësh edhe si një thirrje, e përsëritur, që të dyja palët, të gjejnë rrugët e dialogut dhe të rikthejnë normalitetin në Parlament, për ta bërë atë më të vlefshëm dhe në shërbim të qytetarëve. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!