Fabio Maresca do të jetë gjyqtari kryesor i supersfidës së Serie A, Inter-Juventus. Ai fitoi votën me Guidën, pretendentin tjetër për të drejtuar ndeshjen e shumëpritur mbrëmjen e së dielës.
Ndeshja mes dy skuadrave më të mira në Itali për këtë sezon do t’i besohet 42-vjeçarit napolitan, i cili ka arbitruar nëntë ndeshje në Serie A këtë sezon. Dy me Interin, ku zikaltërit mposhtën Lazion dhe Romën dhe një me Juventusin, atëherë kur bardhezinjtë triumfuan ndaj Lazios. Në vend të kësaj, do të jetë e para për të në derbin e Italisë./ h.ll/abcnews.al