Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell njoftoi sot se mbështetja ushtarake e Bashkimit Europian për Ukrainën, forcimi i industrisë së mbrojtjes së BE-së, si dhe sfidat e sigurisë në Detin e Kuq, Sahel dhe Gjiri i Guinesë, do të jenë temat kryesore të takimit joformal të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Bruksel.
Para fillimit të takimit, ai u tha gazetarëve se duhet të tregohet se angazhimi i qartë i BE-së ndaj Ukrainës mbetet dhe do të vazhdojë, duke shtuar se është e rëndësishme të dimë se ku jemi.
/abcnews.al