Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të pezullojë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, ku theksohet se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro.
Në një intervistë në “Ballkan Update”,hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj theksoi se ky vendim është e vështirë që të gjejë përkrahje dhe se kërkon kohë. Gjithashtu theksoi se sipas tij vendimi për pezullimin e dinarit, është thuajse i pamundur që të zbatohet në veri të Kosovës.
Po ashtu u ndal edhe tek vizita e përfaqësuesit të BE, Miroslav Lajçak në Kosovë dhe takimet me liderët në vend.
“Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë marrë përsipër. Së shpejti presim edhe takime Vuçiç-Kurti në Kosovë, ka thënë ai.
Kryenegociatori evropian Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se do të takime mes Bislimit dhe Petkoviç.
Kujtojmë se një ditë më parë Lajçak ishte në Beograd ku u takua me Vuçiç dhe Petkoviç. Asociacioni dhe zgjedhjet në veri të Kosovës mbesin çështjet kryesore.
/abcnews.al/