Futboll në vendin tonë luhet në shumë qytete dhe në nivele të ndryshme. FSHF ka njoftuar së fundmi në lidhje me Kategorinë e Tretë, më e ulëta në Shqipëri. Prej ditës së hënë, më 28 nëntor, do të nisin regjistrimet për klubet që do të garojnë në këtë kategori në sezonin 2019-2020.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjitha klubet dhe skuadrat e interesuara, se më datë 28 tetor 2019, ditë e hënë, do të fillojnë regjistrimet për sezonin e ri, të Kategorisë së Tretë, edicioni futbollistik 2019-2020.
Periudha për t’u anëtarësuar dhe për t’u bërë pjesë e kësaj gare është 28 tetor-20 nëntor 2019. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrës së Futbollit Amator në FSHF. Gjithashtu për t’u informuar mund të dërgoni një e-mail ([email protected]), në adresë të përgjegjësit të këtij sektori, z.Millan Baçi, i cili do të ndihmojë në çdo procedurë”, njofton FSHF. /abcnews.al