“Na vendosën në vështirësë”, Luis Enrique i zhgënjyer nga barazimi ndaj Brest: Humbëm kontrollin e ndeshjes

schedule18:36 - 29 Janar, 2024

schedule 18:36 - 29 Janar, 2024

 Pas 33 vitesh pritje, skuadra Brest ia doli për të marrë pikë në Paris, teksa mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas, ndali në një barazim 2-2 “gjigantët” e Paris Saint-Germain, në takimin e javës së 19-të, duke rihapur kështu garën për titullin kampion, të Francës, me skudrën e drejtuar nga teknikut, Luis Enrique, që pozicionhet vetëm 6 pikë para Nice-s së vendit të dytë.

Pas ndeshjes një deklaratë për shtyp e dha edhe tekniku, Luis Enrique, i cili u shpreh i pakënaqur me skuadrën për mënyrën se si skuadra e tij e shpërdoroi avantazhin e dyfishtë, teksa më tej komplimentoi skuadrën e Brest, teksa shtoi madje se këta të fundit patën rastin për të fituar sfidën, pasi i vendosën “parisienët” në vështirësi.

“Është e thjeshtë, ne e humbëm kontrollin e ndeshjes. Për çfarë? Sepse është futboll, mund të ndodhë dhe ndodhi sepse po luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë. Brest është një skuadër simpatike, madje ata ishin në gjendje edhe për ta fituar sepse na vendosën në vështirësi. Duhet të ishim më të kujdesshëm në pjesën e dytë, këtu nuk po flas vetëm për mbrojtjen, por edhe për sulmin sepse ne kishim mundësi për të shënuar edhe golin e tretë, por nuk ia dolëm. Në dhomat e zhveshjes, në pushim i kërkova skuadrës të mos e ulte ritmin, por pësuam shpejt, kjo është e gjitha”,- u shpreh fillimisht tekniku spanjoll.

Më pas, tekniku spanjoll foli edhe për “fantazistët” që shënuan golat, Marco Asensio e Randal Kolo-Muani, teksa nuk mungoi edhe një koment për Xavi Hernandez, teksa u pyet mbi mundësinë e rikthimit te Barcelona.

“Asensio zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, ndihmoi skuadrën në metrat e fundit dhe për më tepër gjeti edhe golin. Jam shumë i lumtur për të, ai është një lojtar i shkëlqyer dhe me shumë eksperiencë. Dua të vlerësoj edhe Barcola-n, bëri një ndeshje të madhe edhe pse në fund u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Po ashtu jam i lumtur edhe për Kolo Muani, por kemi ende punë përpara. Xavi dhe Barcelona? Nuk kam asnjë koment për këtë, fundja nuk kam se çfarë të them as për vendimin e Xavi-t e as për të ardhmen”,- përfundoi Luis Enrique. /i.m /abcnews.al