“Ma bëri ajo ku*va”, gruaja e viktimës në Shkodër shpërthen në të qara pasi e identifikoi

schedule13:32 - 24 Tetor, 2019

schedule 13:32 - 24 Tetor, 2019

Shtetasi Arben Shijaku, 42 vjeç, u gjet mëngjesin e sotëm i vdekur pranë biznesit të tij në Shkodër, në zonën e Melgushës

Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës kur ka mbërritur në vendngjarje dhe ka parë burrin e saj të vpajetë ka bërtitur: “Ma bëri ajo ku*va”.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, por ndërkohë nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera në trupin e 42 vjeçarit. Pranë trupit të tij u gjet edhe një çifte, ç’ka të shtyn të besosh se ai ka vrarë veten.

Njoftimi i policisë

Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!