Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë. Një kamion është përplasur me një makinë. Si pasojë e aksidentit automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës.
Sipas informacioneve drejtuesi i makinës, Endrit Ferra ka mbetur i plagosur, dhe ka marrë dëmtime të shumta. Për nxjerrjen e të plagosurit nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa më pas është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.
Siç shihet nga pamjet makina është shkatërruar plotësisht.
Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/