Përkujtohet 33-vjetori i Shoqatës “Çamëria”/ Idrizi: Çështja Çame, plagë që politikanët tanë nuk ia dolën kurrë ta shëronin

schedule12:37 - 27 Janar, 2024

schedule 12:37 - 27 Janar, 2024

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka kujtuar 33-vjetorin e krijimit të Shoqatës “Çamëria”.

Përmes një deklarate për shtyp, ai ka thënë se çështja Çame është me rëndësi kombëtare dhe për të këtë duhet të gjithë të ngrenë zërin.

Sakaq, Idrizi ka theksuar se çështja Çame është e gjithë popullit shqiptar, në mënyrë që të ngeli kjo Shqipëri që kemi sot.

Duke ecur në këtë rrugëtim, ne kemi promovuar trashëgimin kulturore. Jemi kujdesur për të ruajtur identitin tonë etnik. Unë nuk njoh ndonjë shoqatë që të vazhdojë misionin e saj për 33 vite në Shqipëri. Shoqata ‘Çamëria’ dhe PDIU kanë memorizuar përmes të gjitha aktiviteteve të saj, ngjarjet më të rëndësishme, si arritja e miratimit të rezolutës për shqiptarët e Çamërisë, betajat tona për censusin dhe ja ku jemi sot, në atë sallë europiane unë kam përmendur frazën “unë vij nga Çamëria”. Prandaj, ne duhet ta mbajmë fort kujtesën historike.

Besoj që të gjithë juve, ju kemi bërë krenarë me qindra fjalimet për Çamërinë. Çdo vit shoqata Çamëria organizon konferenca dhe qindra fjalime.

Çështja çame që peshon shumë nuk është çështje e imja, por e gjithë kombit shqiptar për t’u zgjidhur, që të ngeli kjo Shqipëri politike që kemi sot. Miqtë e mi po ju drejtohem kështu, nuk kemi marrë përsipër t’ju sjellim Çamërinë, por bashkë duhet të shkojmë në ato shtëpi që kemi lënë bosh atje”, tha ndër të tjera Idrizi./abcnews.al