Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.
Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.
Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre nga viti 1933 deri në 1945.
Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre.
Përse 27 Janari?
Më 27 Januar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan Kampin nacoionalsocialist të Përqendrimit dhe Shfarrosjes Auzhvic-Birkenau. Ushtarët hasën pak të mbijetuar, rrënojat e dhomave të gazit, kufoma dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Auzhvic janë vrarë rreth 1,1 milionë njerëz, shumica rreth 90 për qind e tyre ishin hebrej – e Auzhvici ishte vetëm një ndër kampet e shumta të përndjekjes dhe vrasjeve masive në Europë nga Gjermania nacionalsocialiste.
Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në Maj 1945 vdiqën mbi gjashtë milion hebrej, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz, që përndiqeshin si homoseksualë, si kriminelë, dëshmitarë të Jehovait dhe shumë njerëz të tjerë, kundër të cilëve drejtohej terrori nacionalsocialist.
Në ditën e parë përkujtimore mbarëbotërore të Holokaustit më 27 Janar 2006 Sekretari i Përgjithshëm asokohe i OKB-së, Kofi Annan, theksoi: “Përkujtimi është edhe një sigurim për të ardhmen. Humnera që u arrit në kampet naziste të vrasjes, nisi me urrejtjen, paragjykimet dhe antisemitizmin. Përkujtimi i këtyre zanafillave mund të na ndërgjegjësojë që vazhdimisht t’i kemi parasysh këto shenja paralajmëruese.”