Presidenti i Argjentinës do të vizitojë Izraelin për të treguar mbështetje

schedule22:15 - 26 Janar, 2024

schedule 22:15 - 26 Janar, 2024

Presidenti argjentinas Javier Millay tha të premten se do të udhëtonte në Izrael “brenda disa javëve të ardhshme“, një nga udhëtimet e tij të para jashtë vendit që nga marrja e detyrës muajin e kaluar, pasi kishte premtuar mbështetje të fortë për Izraelin gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Millay po fliste gjatë një ngjarjeje përkujtimore të Holokaustit në Buenos Aires, ku ai shprehu mbështetjen për Izraelin në konfliktin e tij të vazhdueshëm me Hamasin në Gaza, duke shtuar se Argjentina “nuk do të qëndrojë e heshtur përballë terrorizmit të Hamasit“.

Njëmbëdhjetë argjentinas janë ndër pengjet politikë të mbajtur nga Hamasi, tha Millay, që kur Hamasi nisi një sulm vdekjeprurës në Izrael më 7 tetor.

Në javët e ardhshme do të udhëtoj në Tokën e Shenjtë, e cila do të jetë një kapitull i ri në vëllazërinë midis dy kombeve tona,” deklaroi Millay.

Buenos Aires ka një komunitet të madh hebre dhe, para se të merrte detyrën në dhjetor, ai u shpreh se kishte ndërmend të konvertohej në judaizëm. Udhëtimi i tij i parë jashtë vendit si udhëheqës ishte në Nju Jork, ku vizitoi varrin e një rabini të njohur hebre ortodoks./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!