Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.
Gjithashtu gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.
Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, apeli vendosi dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.
Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
/abcnews.al/