Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hyri me makinë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve/ Poloni, të paktën gjashtë të vdekur

schedule18:01 - 7 Nëntor, 2026

schedule 18:01 - 7 Nëntor, 2026

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në sheshin kryesor të Krakovit, në Poloni.

Sipas policisë polake, incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, në zonën e Rynek Główny, një prej pikave më të frekuentuara të qytetit.

Autoritetet thanë se një burrë kishte hyrë me veturë në shesh dhe më pas kishte filluar të qëllonte në mënyrë të rastësishme drejt njerëzve.



I dyshuari është arrestuar, ndërsa në mesin e të plagosurve raportohet të ketë edhe zyrtarë policorë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë një numër i madh i ekipeve të policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës, ndërsa zona rreth sheshit kryesor është siguruar nga autoritetet.

Pamjet nga Krakovi tregojnë forca të shumta të sigurisë dhe ekipe emergjente duke operuar në zonë.

Autoritetet e qytetit kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë larg zonës ku po zhvillohet operacioni policor dhe të respektojnë udhëzimet e shërbimeve emergjente.

Kryeministri polak Donald Tusk ka reaguar pas sulmit, duke thënë se po mbahet i informuar për situatën nga ministri i Brendshëm.

“Policia po heton sfondin dhe të gjitha rrethanat e sulmit”, ka deklaruar Tusk.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!