Kina akuzon SHBA-në për keqpërdorim të ligjit ndërkombëtar përmes ngushticës së Tajvanit

schedule19:27 - 25 Janar, 2024

schedule 19:27 - 25 Janar, 2024

Kina ka akuzuar SHBA-në për keqpërdorim të ligjit ndërkombëtar me manovra ushtarake në Paqësorin Perëndimor pasi një shkatërrues detar amerikan kaloi nëpër ngushticën e Tajvanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Wu Qian, tha se aktivitetet e avionëve luftarakë dhe luftanijeve amerikane “në pragun e Kinës” ishin shkaku kryesor i problemit midis dy fuqive ushtarake.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë abuzimin me ligjin ndërkombëtar, të ndalojnë të gjitha sjelljet e rrezikshme dhe provokuese dhe të frenojnë rreptësisht aktivitetet e ushtarëve në vijën e frontit, në mënyrë që të shmangen aksidentet në det dhe në ajër”, u shpreha ai.

Shkatërruesi detar amerikan USS John Finn lundroi të mërkurën 160 kilometra përmes ngushticës që ndan Kinën nga Tajvani.

SHBA sqaroi se veprimet e saj ishin në përputhje me ligjet ndërkombëtare që garantojnë lirinë e lundrimit.

Ndërsa, Kina ra dakord të rivendoste kontaktet ushtarake me SHBA-në nëntorin e kaluar pjesërisht, në mënyrë që palët të parandalojnë përplasjet aksidentale ose incidente të tjera gjatë stërvitjeve ushtarake ose patrullimeve në ujërat e pikave të nxehta rajonale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!