Ka përfunduar seanca për masën e sigurisë për 49 të arrestuarit në kuadër të operacionit anti drogë “Tempulli 2” që u shtri në të gjithë vendin.
Mësohet se 7 prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa për 42 të tjerët është caktuar masa “arrest me burg”.
Kujtojmë që një ditë më parë, në gjykatën e Durrësit është caktuar masa e sigurisë për 6 të arrestuar të tjerë. Tre prej të cilëve u lanë në arrest me burg, ndërsa tre të tjerë arrest shtëpie./abcnews.al