Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Programi i Ndërkombëtarizimit, Rama: Mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane

schedule17:34 - 25 Janar, 2024

schedule 17:34 - 25 Janar, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se përmes Programit të Ndërkombëtarizimit, është ofruar mbështetje për Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpehet se kjo do të shërbejë si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve,e ndër të tjera për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze europiane.

“Përmes Programit të Ndërkombëtarizimit, mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane, si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor, si dhe ngritjen e kapaciteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze europiane”, shkruan Rama në Facebook.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!